Lirimi i trotuareve, në rrugën unazore të qytetit te Prizrenit

Me datë 11 mars 2022, policia rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ për lirim e trotuareve, me qellim te krijimit te një ambienti te sigurt për te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion  përfshirë edhe këmbësorët. 

Ky aktivitet i policisë përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Prizren, sidomos në rrugën unazore të qytetit.

Andaj, drejtoria rajonale në këtë aktivitet ka angazhuar njësi të specializuara: Njësisë e  komunikacionit rrugor, njësitet  policore te stacioneve policore Prizren, Prizren VERI dhe NJRSH.

Në angazhimet policor në Prizren gjatë realizimit të detyrave janë gjetur parregullsi në kundërvajtje dhe për këtë policia ka shqiptuar 19 tiketa trafiku.

    Me këtë aktivitet policia do të vazhdoj ditën e sotme dhe në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *