Adem Shabanaj: Zvarranikët e pushteteve shiten, por respekti e dinjiteti as nuk blihen as nuk shiten

Kuvendari i Vetëvendosjes Adem Shabanaj, thotë se një kuvendare “E kishte fituar votën dhe ishte zgjedhur si asambleiste e VETËVENDOSJE!s, Shqipe Shatri, dhe tash po e kuptoj pse e kishte shitur votën për kryesues të Kuvendit Komunal, pastaj ishte përjashtuar nga subjekti ynë”.

Postimi i plotë:

Zvarranikët e pushteteve shiten, por respekti e dinjiteti as nuk blihen as nuk shiten.

Zvarranikët e pushteteve, pakurrizorët që përfitojnë të cilët në vend të kurrizit kanë bark e tul, shfrytëzojnë çdo pushtet për t’ia arritur qëllimeve të tyre.

E kishte fituar votën dhe ishte zgjedhur si asambleiste e VETËVENDOSJE!s, Shqipe Shatri, dhe tash po e kuptoj pse e kishte shitur votën për kryesues të Kuvendit Komunal, pastaj ishte përjashtuar nga subjekti ynë.

U shit, për ta bërë burrin sërish drejtor të shkollës Mid’hat Frashëri në Krajk, Hemë Çoçajn.

Prandaj pakurrizorët, lëpirësit e pushteteve mund të përfitojnë por nuk mund ta blejnë karakterin dhe respektin, sepse këto dyja meritohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *