Aksident i rëndë në autostradë, në afërsi të Prizrenit

Rreth orës 13:15 minuta ka ndodhur një aksident zingjiror mes disa automjeteve ku si pasojë ka edhe persona të lënduar, na njoftojnë qytetarë të cilët edhe na kanë dërguar xhirime dhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas shefit të Shërbimit të Urgjencës në Prizren, Gylxhan Hasani, ekipet mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke i ofruar tretman mjekësor të lënduarve. Sipas tij, janë lënduar rëndë dy persona, ku njeri prej tyre në gjendje kome është dërguar për tretman në QKUK si dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *