Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur e dy të lënduar

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur e dy të lënduar

Një person ka mbetur i vdekur e dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 16:10 në Autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtinë-Prizren, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot rreth ores 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Pas angazhimeve teren është konstatuar se në kilometrin e 10 të Autostradës “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtine-Prizren, në Vërmicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet.

Njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca, për rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore””, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka thënë se janë duke u kryer hetime për shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.

“Hetime aktive jane duke u kryer per shkaqet qe kane quar deri te ky aksident i rende dhe me pasoja tragjike. Apelojme tek drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesshem, te respektojne shenjat dhe kufizimet e shpejtesise, posaqerisht ne kohe te ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve për të shmangur rastet të tilla të aksidenteve me pasoja fatale”, ka deklaruar Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *