Aksident mes tri automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Në autostradën “Ibrahim Rugova” konretisht në rrugën Prizren-Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë janë lënduar dy persona.

Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merren njësitë e trafikut.

Policia e Kosovës po bën apel vazhdimisht për kujdes në komunikacion, ndërsa si pasojë e një aksidenti në Gjilan, sot ka vdekur një grua dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *