Aksident në hyrje të Prizrenit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:14 në hyrje të Prizrenit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq një person është lënduar.
“Një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe njësiti i zjarrfikësve”, ka thënë Bytyqi.
Në fotografitë e publikuara shihet se aksidenti ka qenë mjaft i madh, ku dëmet materiale janë të mëdha. /Telegrafi/