Policia jep detaje për aksionin kundër drogës në Tusuz të Prizrenit

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, është duke realizuar një aksion kundër drogës në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për Sinjalin se operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotik dhe veprave tjera kriminale.

“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik është duke e realizuar një operacion policor, në disa lokacione të rajonit të Prizrenit. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotik dhe veprave tjera kriminale”, tha Kelani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *