Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda barnatores
Një veturë është aksidentuar sot në Suharekë, duke përfunduar në hapësirat e barnatores.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Telegrafin se në aksident është lënduar një person.
“Sot me datë 26.02.2024 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë. Një automjet gjatë lëvizjes, pasi që ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, automjet per pasagjere ka goditur një barnatore. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar (pasagjere) në automjet si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, deklaroi ai.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, ku 9 prej tyre ishin me persona të lënduar.