Temperaturat gjatë ditës shkojnë deri në 19 gradë

Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave. Në jug të vendit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-42 km/h.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *