Aksidentohet një veturë e policisë në Prizren

Është aksidentuar dje një veturë e Policisë së Kosovës në rrugën “Ankara”, në Prizren.

Sipas njoftimit, nga goditja vetura ka pësuare dëme.

“Rr. Ankara, Prizren 13.11.2023 – 11:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën zyrtare të PK-së, të cilën ishte duke drejtuar zyrtari i PK-së. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *