Aksidentohet vetura e policisë në Malishevë, dy policë dërgohen në QKUK

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku me ka ndodhur dje në Malishevë.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe një veturë zyrtare. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim, pastaj janë liruar për shtëpi.

 “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50. “Rr. Rilindja Kombëtare 28.01.2021-22:50. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjete një civile dhe një automjet  zyrtar.

Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policore të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK Janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *