Aktuale te Klubi i futbollit Liria
Opinioni publik në Prizren, kur flitet për sportin (pavarësishtë sukseseve të KB Bashkimi, në të dy konkurencat, që jan për lakmi) vecmas për futbollin, sy e mendje i ka te Klubi Liria.
Tradita 90-të vjecare, bënë që vëmendja dhe interesi i publikut të sillet tek dhe rreth Lirisë, pavarësishtë statusit juridik.
Ka kohë që Liria (nga viti 2023) është privatizuar, e në ndërkoh me 2024 riprivatizuar (shitur apo stërshitur te disa aksionar), por pavarësishtë kësaj, klubi spo gjen qetësinë.
Liria, për herë të fundit është bërë kampion në vitin e largët 1995 (30-të vite më parë), në kohën e sakrificës, ku emrat si:Mirsad Collaku, Astrit Berisha,Ergjan Dana,Nehari Toska,Ali Maralusha, Genc Tamniku, Ilir Bytyqi, Sami Buqaj, Ismail Berisha, Alev Nush,Bekim Bakaj, Nurtin Colak, etj. ishin jo vetëm pjesë e lavdisë së asaj kohe të vështirë segregacioni por që dhan edhe spektakël e kënaqësi, në fushë në ato vite.
Pas luftës Liria, dy herë fitoi titullin (Kupa e Kosovës 2006 dhe 2010) por që qëndrueshmëri s’pati duke rënë nga elita (Superliga) e futbollit Kosovar, e duke u rikthyer në elitë, por pa patur stabilitet.
Nga 2008-2013 Klubi u adminsitrua nga Kompania ‘Drini”, qe riktheu filliishtë statusin e skuadrës elitare, fitoi dhe Kupën e Kosovës, 2010 por që më pas shkaku i problemeve financiare, klubi u rikhtye tek Komuna.
Vitit 2015 deri më 2018 kohë kur Klubi drejtohej nga disa ish futbollistët e sakrificës, në krye me Mirsad Collakun, pati stabilitetin në Superligë dhe Liria ishte konkuruese. Madje, në edicionin 2017/2018, kur klubi drejtohej nga z.Mirsad Collaku, kryetar i klubit atëherë (aktualishtë kryetar i LRF-së dhe anëtar i KE të FFK-së), Liria kishte prekur pothuaj Europën (pas pranimit në UEFA e FIFA), por që pengesë qe ‘futja e duarve të politikës’ në klub dhe pengimi i këtij suksesi.
Ndërkoh, klubi u privatizua por ai s’po gjenë rrugën e suksesit dhe po përpëlitet në rangun e dytë.Urojmë që në pranverë të rikhthet tek rezultatet që i dëshironë publiku.
Privatizimi që u bë si u bë (herë tjetër për te) nuk zgjidhi asnjë telashe, pos asaj financiare.Organizimi profesional, është në fazë dëshirore !
Ndërkoh, problem në vetë mbetet Shkolla e Futbollit, që dikur njihej si Akademia e Lirisë. Emri, Akademi është përdorur e keqpërdorur nga ‘ekspertë’ të ndryshëm që veq të tillë s’ishin kurrë.
Vitit 2014/2015 mbetet si viti i artë për Shkollën e Futbollit, kur pas një kohe të gjatë nxori hiq më pak 9-të Juniorë që ishin anëtarë të përfaqësueses së Kosovës dhe Shqipërisë.
Suksesi i dedikohet në radhë të parë trajnerëve Agron Beseni e Enis Gashi, që me modesti flasin për atë kohë.
Emrat si :Flamur Gashi, Ilir Mustafa, Lumbardh Dellova, Almir Kryeziu, Fitim Susuri, Albin Memaj, Ibrahim Gavazaj,Ardian Gashi, Roni Gashi, (pjesë e kombëtareve të Kosovës), Diellor Beseni e Zenel Gavazaj (të Kombëtares së Shqipërisë) në grupmoshat U-17 e U-19, i takojnë historisë, të kaluarës së lavdishme të këtyre trajnerëve e futbollsitëve.
Disa nga ta janë sot duke bërë karrierë si Dellova (Bullgari) Kryeziu (Ballkani), Mustafa (Drita) etj.
Nga atëherë e nuk ka ndonjë përfaqësim në grupmoshat e Kosovës e as të Shqipërisë !
Tash e 10-të vite Shkolla e Futbollit Liris, ka vend numëruar. Madje Kadetët dhe Juniorët e saj, tash e tre vite janë pjesë e rangjeve më të ulëta , kadetët bëjnë gara në LRF të Prizrenit.
Ndërsa, Juniorët në Ligën e Parë, për dallim që këta dikur shkundinin Superligën dhe tmerronin skuadrat me lojë e gola.
Eksperimentet e shumta, me ndërrimin e trajnerëve bashkë me statusin juridik të klubit, u treguan të kundër efektshme.
Ndërsa, kemi të bëjmë me një klub puro privat nga 2023 dhe më pas me aksionar nga 2024, Liria dhe interesi i saj mbetet publik.
Liria, ka qenë brend në vete që nga vitet 70-ta.
Interesi institucional (pa amrrë parasysh spektrin politk) duhet të kthejë vëmendjen në rimëkëmbjen e klubit dhe sidomos Shkollës së Futbollt, për t’i kthyer namin Lirisë dhe për të nxjerrë futbollsitë,që vitet e fundit kanë munguar.
Duhet kthyer koha e lavdisë e të lartëpërmendurve, bashkë me yllin e Majorkas dhe Kombëtares, Vedat Muriqi ( I shëndrruar tash në legjendë të gjallë), Lumbardh Dellovës etj. /PrizreniSot
P.S.
Në foto janë disa nga lojtarët e kësaj gjenerate të artë
