Aktualizohet projekti i teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Faqja zyrtare e komunës së Prizrenit, njofton se gjatë ditës së sotme, kryetari Shaqir Totaj, së bashku me pjesëtarë të ekzekutivit, ka mirëpritur në një takim, zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përfaqësuesit e “Sëiss Contact”, Argjentina Grazhdani dhe Fisnik Reçica.

Me këtë rast, u bisedua për jetësimin e projektit të ndërtimit të strukturës dhe ashensorëve për ngjitje në “Kalanë e Prizrenit” që do të jetë një tjetër element atraktiv për turistët e huaj dhe vendës që do ta sodisin qytetin nga një dimension krejtësisht tjetër dhe do ta përjetojnë bukurinë që sjell ngjitja në Kalanë e qytetit, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *