Ambasada në Gjermani tregon adresën e kutisë postare ku duhen dërguar votat

Ambasada e Kosovës në Gjermani ua ka treguar shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar me postë nga atje, adresën e kutisë postare ku duhet t’i dërgojnë votat e tyre.

“Njoftim me rëndësi! Të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë në Gjermani, zarfet e mbyllura me fletëvotime sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dërgohen në kutinë postare të hapur në adresën si më poshtë: KQZ-ZGJEDHJET, Deutsche Post Filiale 502, Toli Post und Büroshop, Senefelderstraβe 49, 70176 Stuttgart”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shtetasit që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare nga 9 janari deri më 9 shkurt, kur ato do të zhvillohen në Kosovë.

Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *