Policia në Prizren sekuestron një kallashnikovë

Me datën 16.05.2023, rreth orës 17:40 ,ne Stacionin Policor Prizren raportohet për rast “Dh une në Familje”. Informatës se dhënë, në vendngjarje i përgjigjen njësitë relevante policore nga të cilat ndërmirën masat e duhura dhe identifikohen palët e përfshira në rast.

Gjatë ndërmarrjes se veprimeve të duhura hetimore ,nga palët e përfshira në rast mësohet se i dyshuari i rastit I.B.( 44 vjeçar ) është në posedim të një arme zjarri të cilën e mban në shtëpinë e tij pa leje valide nga organet kompetente.

Nga ana e hetueseve policor, në shtëpinë e të dyshuarit , është gjetur dhe më pas është sekuestruar në cilësi të dëshmisë materiale; një armë zjarri model AK-47 dhe një karikator i kësejë arme.

Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit arma e gjetur sekuestrohet, iniciohet rasti i klasifikuar si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”. Me urdhër te Prokurorit , i dyshuari pas intervistimit lirohet ndërsa rasti procedohet i rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *