Anton Quni: Pritje e ngrohtë në lagjen “11 Marsi”

– Banorët e kësaj lagjeje, e kanë listën e gjatë të mungesave që qeveria lokale, as që ka qarë kokën të merret me to.

– Mungesa e ujit të pijës, reduktimet e shpeshta dhe shtypja e ulët, ua ka vështirësuar jashtëzakonisht shumë jetën, qytetarëve që jetojnë në këtë zonë.

– Infrastruktura rrugore e pamirëmbajtur, puseta të hapura, punime të stërzgjatura e kaos gjithandej.

– Orëmatësit e energjisë elektrike ka kohë që janë lënë me kapak të hapur. Ato të vendosura përgjatë rrugës, paraqesin rrezik të lartë për jetën e secilit, por sidomos të fëmijëve që frekuentojnë këtë rrugë.

– Investimi i bërë në vlerë mbi 200 mijë euro, në ndërtimin e një Qendreje Rekreative Sportive, është shkatërruar ende pa e futur në fuksion.

Ky ambient ka krijuar papastërti dhe strehë për grupe vandale e përdorues të narkotikëve. Qeveria komunale ka dështuar të lujdeset për mirëmbajtje, duke ju hapur telashe të mëdha banorëve përreth.

Është i madh zhgënjimi dhe dëshpërimi i qytetarëve të kësaj zone, me injorimin që u ka bërë ky pushtet në ikje.

Se bashku do ti ndëshkojmë me votë, e do ta bëjmë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.

Ne e kemi projektin e detajuar që do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë për të gjithë banorët e Prizrenit.

Problemet tjera infrastrukturore, zotohemi se do ti rregullojmë që në vitin e parë të qeverisjes tonë.

Prizreni dhe prizrenasit meritojnë më mirë!

#HajdeBashkoMeNe

#PërPrizreninQëDuam

#LDK160

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *