Apeli e anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren me të cilin dënohet Ilir Baldedaj

Ilir Baldedaj në një njoftim të Facebook, informon se Gjykata e Apelit e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren me të cilin është denuar me burgim efektiv prej 10 muajsh.

Njofitmi i plotë

Sigurisht që nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Gjykata e Apelit të Kosovës, ka anuluar Aktgjykimin e kundërligjshëm të Gjykatës Themelore në Prizren me të cilin jam dënuar me dënim me burgim efektiv me kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve. Gjykata e Apelit të Kosovës me rastin e anulimit të Aktgjykimit të kundërligjshëm të Gjykatës Themelore në Prizren, çështjen time e ka kthyer në rigjykim dhe vendosje.

Për të mos ju lodhur me arsyetimin e gjerësishëm të Aktvendimit në fjalë, po e “citoj” vetëm 2 (dy) paragrafe të Aktvendimit të Gjykatës së Apelit në të cilat theksohet se “Nga dispozitivi i aktgjykimit i gjykatës së shkallës nuk përshkruhen se cilat detyra të përcaktuara me cilat ligje nuk i ka përmbushur i akuzuari, nuk përcakton se kush është saktësisht i dëmtuar, kush ka pasur përfitim pasuror porse gjykata mjaftohet me një formulim të përgjithshëm … çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër pra një parafrazim të dipozitës ligjore” dhe se “Gjykata e shkallës së parë nuk i ka përshkruar veprimet konkrete të cilat vërtetojnë dashjen e të njëjtit për të mos përmbushur detyrat e tij zyrtare.” Këto janë fakte të cilat Gjykata Themelore në Prizren nuk ka arritur t’i vërtetoj, e as që do të arrijë t’i vërtetoj në rigjykim dhe rivendosje, ngase siç kam theksuar gjatë gjithë gjykimit në shkallën e parë unë nuk kam bërë shkelje të asnjë dipozite ligjore gjatë ushtrimit të funksioneve publike dhe çdoherë i kam përmbushur detyrat e mia me qëllimin e vetëm dhe atë që t’i shërbejë qytetarëve të Prizrenit.

Një falenderim të veçantë të gjithë atyre që besuan në pafajësinë time dhe më qëndruan çdoherë pranë. Poashtu, i falemnderit mbrotjes time të cilët falë profesionalizmit të tyre mundësuan që Aktgjykimi i kundërligjshëm i Gjykatës së Themelore në Prizren të prishet dhe çështje ime të kthehet në rigjykim dhe vendosje.

I juaji, I.B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *