Arrestohen dy persona në Vërmicë, u kapën duke kontrabanduar afganë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vërmicë, pasi u kapën duke kontrabanduar katër shtetas të Afganistanit.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Automjete të Njësisë Speciale shihen duke shkuar në drejtim të Mitrovicës …

“Fsh. Vermicë, 28.03.2022 – 21:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit me veturën e tyre janë hasur duke transportuar katër shtetas nga Afganistan. Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *