Arrestohen dy persona të kërkuar , dërgohen në vuajtje të dënimit me 1 vit e 15 ditë dhe tjetri me 1 vit e 5) burgim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtar policor nga Stacioni Policor Prizren , në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore.

Me 06.03.2025,rreth orës 15:30 min në Prizren, është arrestuar i kërkuari T K 33 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Posedim i narkotikëve .“

Me 07.03.2025,rreth orës 10:00 min në Prizren është arrestuar i kërkuari B.Q 45 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Vjedhje “ dhe “Vjedhje e rënd”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit T K në kohë zgjatje prej një (1) viti e pesëmbëdhjetë (15) ditë burgim dhe B Q në kohë zgjatje prej një (1) viti e pesë (5) muaj burgim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *