Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

Edhe një person është arrestuar si i dyshuar për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë këtë të mërkurë.

Pasi dje u arrestuan dy persona për të njëjtin rast, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.

“Po, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë”, tha ajo, pa dashur të japë më shumë hollësi.

Seanca ku di të vendoset për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve pritet të mbahet sot.

Rasti në fjalë është duke u hetuar nga Departmenti i Hetimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e lënduar një tjetër.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *