Arrestohet në Prizren 31-vjeçari i kërkuar nga Policia, dërgohet në vuajtje të dënimit

Me anë të punës hetimore të Policisë së Kosovës, çdo ditë arrestohen persona të dënuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në mesditë në rrugën ‘Agim Bajrami’ në Prizren, ku u arrestua një person i cili ishte në kërkim policor.

Mwsohet se 31-vjeçari është arrestuar pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren pasi ishte i dënuar me burgim për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *