Arrestohet në Vërmicë një i dyshuar për përfshirje në kontrabandë me emigrantë

Patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit në Vërmicë, sot gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje të një automjeti i cili ka ngjallur dyshime.

Vëzhgimi i veturës nga polica ka vazhduar dhe më pas janë vërejtur gjashtë persona që kanë zbritur nga mali dhe kanë shkuar tek vetura e cila i priste.

“Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kështu janë ndaluar drejtuesi i automjetit dhe personat që kishin zbritur nga mali në mes fshatrave Vërmicë dhe Shkozë.

Gjatë identifikimit të personave, vërehet se gjashtë nga personat e ndaluar ishin shtetas të huaj-emigrantë, kurse drejtuesi i automjetit ishte: A.J., shtetas kosovar, i cili pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Kurse me emigrantët, procedurat me ta, merren njësitet përkatëse policore”, njofton policia, transmeton Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *