Arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë, iu gjetën mbi 14 mijë euro të falsifikuara
Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vermicë, pasi i janë gjetur 14 mijë e 300 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Nga i dyshuari janë sekuestruar 14 mijë e 300 euro, dy telefona celularë dhe vetura. Ndërkaq me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“PKK Vermicë 23.11.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 14300 (katërmbëdhjetë mijë e treqind)€ të dyshuara si të falsifikuara, dy telefona celularë dhe vetura.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.