Ky është parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme

Java e tretë e shtatorit nisë me mot shumë të ngrohtë dhe me diell. Nga dita e martë dhe mërkurë paraqiten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që mund të jenë më të shpërndara në vend ditën e mërkurë.

Nga dita e enjte sërish kthehet moti me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira mund të formohet edhe mjegull.

Temperaturat luhaten mbi vlera mesatare, ato maksimale nga 25C deri në 28C, e ato minimale ndërmjet 12C e 15C.

Erërat mesdhetare nga jugu e jugperëndimi do të sjellin koncentrime të pluhurit saharian mbi vend ditën e martë dhe mërkurë, që përkohësisht mund të çojnë indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera mesatare të ndotjes.

18.09 – Në mëngjes nëpër ultësira mundësi për mjegull. Ditën shumë ngrohtë e kryesisht me diell.

19.09 – Intervale me diell paradite. Ditën vransira të ndryshueshme, e pasdite mundësi edhe për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

20.09 – Vransira të ndryshueshme. Pasdite më vonë rrebeshe shiu dhe bubullima.

21.09 – Vransira të ulëta apo mjegull në mëngjes. Gjatë ditës kryesisht me diell.

22.09 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.

Erërat në përgjithësi do të frynë nga jugu e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 2-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rënie përreth vlerave mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *