Arrestohet nëna nga Prizreni pasi braktisi fëmijën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua nga Prizreni, pasi ka braktisur fëmijën e saj

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili më pas ka rekomanduar që e dyshuara të lirohet.

“Rr. William Woker, Prizren 30.10.2020 – 10:00. Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte braktisur fëmijën e saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *