Arrestohet një person në fshatin Greikoc të Suharekës, përdori dhunë në familje dhe iu gjet armë në shtëpi

Policia ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Me datën 15.12.2023 Stacioni Policor Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Greikoc është një rast i dhunës në familje.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur thirrjes duke lokalizuar lokacionin, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë gjatë hetimit të rastit të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari Xh.L. i vitit të lindjes 1963 posedon armë pa leje.
Me leje të prokurorit të shtetit, sektori i hetimeve ka realizuar një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Një pistoletë e llojit EKOL specila e kalibrit 9mm,
  • Një karikator i armës dhe
  • Dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *