Arrestohet një person në Prizren, pasi sulmoi fizikisht bashëkshorten

Në 24 orët e fundi në rajonin e Prizrenit janë raportuar nga Policia e Kosovës, 2 raste të dhunës në familje.

Prizren, 18.03.2022 –16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Edhe në Rahovec dje ka ndodhur një rast dhune në familje (19.03.2022 – 12:30). Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, të njëjtën e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *