Arrestohet një person pasi rrahu nënën dhe gjyshin në Prizren
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht gjyshin dhe nënën në Prizren.
Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Prizren 07.12.2021 – 16:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale në familje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat gjyshin dhe nënën e tij viktimat mashkull dhe femër kosovar. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.