Elmedina Dorambari: Përgjegjësi për fjalën e dhënë !

Aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Elmedina Dorambari, ka kërkuar nga qeverisja e re komunale përmes një postimi në facebook, që të jetë e përgjegjshme për fjalën e dhënë gjatë fushatës rreth çështjes së transparencës komunale.

Postimi i plotë:

Shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare por edhe institucionet publike relevante kanë potencuar faktin e mungesës së theksuar të transparencës në komunën e Prizrenit.

Në secilin publikim, Prizreni nuk gjendej në top 10 – shin e komunave. Hapja e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve, dhe jo vendimmarrje në kafenetë e Prizrenit, publikimi në kohë reale të vendimeve të marra dhe jo një herë në gjashtë muaj, një zëdhënës në dispozicion 24 orë për median dhe publikun, përfshirja e qytetarëve në çdo fazë të hartimit dhe zbatimit të politikave, do të jenë garanci për të hyrë në garë dhe për t’u listuar në top 10 – shen e komunave për transparencë më të madhe.

Lidershipit të ri komunal nuk i kërkohet më tepër se sa zbatim të premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale, nuk i kërkohet me tepër se sa respektim dhe zbatim të legjislacionit për ofrimin e transparencës në nivel lokal. Fare e thjeshtë, të jetë përgjegjës për fjalën e dhënë dhe respektues i ligjit.

Ish pushteti nuk e ofruan, ndoshta jeni arsyeja pse fituat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *