Arrestohet një person për grabitje

Me datën 03 mars 2021 rreth ores 04:20 min., ne rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, ka ndodhur një rast grabitje në një pompë te derivateve, ku sipas deklaratës së viktimës dy persona të dyshuar më maska anticovid19 dhe me armë në dorë duke e kërcënuar viktimën i kanë kërkuar para, dhë më këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshimtit kanë arritur ti marrin para në vlerë 2500 euro (dy mijë e pesëqind euro).

Të dyshimtit të panjohur për viktimen ishin larguar në drejtim të panjohur. Policia pas deklaratës së viktimës dhe informatave të mbledhura nga vendi i ngjarjes kishte filluar me një hetim prelimar duke mbledhur dëshmitë relevante nga vendi i ngjarjes.

Sektori i hetimeve në Suharekë duke punuar me profesionalizëm dhe duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin e më pas arrestimin e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti të grabitjes.

I dyshimti S.H i lindur në vitin 1978, është arrestuar dhe ndaj tij është ushtruar kallzim penal për grabitje.

Në lidhje me këtë ngajrje policia ka qënë në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorin e Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj personit të dyshuar.

Policia është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast dhe sigurisht se shumë shpejt edhe i dyshimti tjetër do të jetë para organeve të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *