Arrestohet një person për  vepër penale “Vjedhje” në Prizren

Më datën 22.05.2022 në orën 01:30. Njësiti patrullues i stacionit policor ne Prizren, gjate patrullimit në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ka hasur një person i cili ishte  duke e shtyre një motoçiklete (skuter), ku gjate kontrollit të dokumentacionit përkatës, vërtetohet se nuk posedonte dokumentet, i njëjti është shoqëruar  në stacionin Policor ne Prizren  dhe pas verifikimit, vërtetohet identiteti i te dystuarit  E.A i moshës 18 vjeç, m/Sh/k, pastaj është  identifikuar  pronari i ligjshëm i motoçikletës (Sukterit).

Në lidhje me ketë rast palët janë intervistuar, është njoftuar prokurori i shtetit  dhe me urdhër  të prokurorit pronarit i kthehet mjeti i vjedhur, ndërsa i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *