Arrestohet një personi dhe sekuestrohet disa armë në Prizren

Me datë 22 Janar 2023, rreth orës 23:45, Njësiti i Reagimit të Shpejt -Prizren, në një pikë kontrolli në Prizren, gjatë ndaljes së një veture me targa vendore, pas kontrollit të ngasësit, në xhepin e djathte të jelekut të tij kanë gjetur një arme zjarri te tipit pistoletë “ PIETRO BERETTA GARDONE V.T.CAL.7.65, me një karikator dhe 7 (shtate) fishek te kalibrit te pa njohur.

Arma është sekuestruar nga ana e patrullës policore e Stacionit Policor Prizren dhe i dyshuari është shoqëruar për në Stacionin Policor Prizren.

Në stacion i dyshuari është intervistua në prani të avokatit mbrojtës.

Për rastin është informuar polici hetues, krim teknika si dhe Prokurori i shtetit për krime te renda.

Në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 (dyzetetetë) orë.

Gjithashtu me datë 22 janar 2023 në fshatin Gjonaj, Prizren pas një rasti kanosje policia nga Stacioni Polior Prizren kanë bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit, me atë rast shtëpinë e të dyshuarit kanë has një pistoletë me gazë dhe një pushkë ajrore të cilat janë sekuestruar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *