Arrestohet personi i kërkuar për ‘vjedhje të rëndë’ në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 1 vit e gjysmë

Të mërkuren rreth orës 13:15 njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin A. S. (33 vjeçar).

I njëjti ka qenë në kërkim policor për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në bashkëkryerje’ ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun e Prishtinës në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj për veprën e parë dhe 10 (dhjetë) ditë për veprën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *