Arrestohet prizrenasi, shkoi te banesa e të fejuarës duke shkelur urdhrin mbrojtës

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren, pasi që i njëjti kishte shkuar te banesa e ish-të fejuarës së tij, ndonëse kishte urdhër gjykate që të mos i afrohej viktimës.

Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te banesa e ish të fejuarës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari kishte pas urdhër mbrojtës nga gjykata që mos t’i afrohej viktimës por nuk e kishte respektuar urdhrin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *