Asgjësohen 32 krerë gjedhe në Prizren dhe Gjilan

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar 32 krerë gjedhe në dy ferma në Gjilan dhe Prizren gjatë të hënës dhe të martës.

Asgjësimi i tyre ka ndodhur për shkak se kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e Brucelozës.

“Për të penguar përhapjen e sëmundjeve infektive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë gjithë vitit zhvillon politika për luftimin e sëmundjeve infektive zoonotike, kryen hulumtime diagnostike, merren mostra për testime dhe në secilin rast kur ato rezultojnë pozitivë në ndonjërën nga sëmundjet infektive, menjëherë ndërmerren veprimet ekzekutive për asgjësimin e kafshëve për ta penguar përhapjen e sëmundjes”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Më tej bëhet e ditur se në rastet e paraqitjes së sëmundjeve infektive, AUV-i ndihmon fermerët me mbulimin e shpenzimeve për asgjësim, bën dezinfektimin e fermës, si dhe kompenson fermerët për kafshët e asgjësuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *