Dhunohet seksualisht një grua shtatzënë në Prizren

Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht në një motel në periferi të qytetitn andej nga pjesa e Reqanit të Prizrenit.

Burime brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar në polici se është dhunuar në mars të këtij viti, derisa ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

Në ditën kur e përjetoi këtë tmerr, ajo thotë se kishte qenë duke pushuar në një motel që ndodhet në këtë fshat, kur në dhomë ishte futur një burrë.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë se i dyshuari e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Rastin në polici ajo e ka paraqitur dje.

Sinjali mëson se me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *