ASK: Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 948 familje
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin mars 2023.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 088 familje.
Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 137 103 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 44 339 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 826 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 966 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 027 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 195 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 693 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 760 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 628 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 289 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 716 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 56 përfitues.
Ndërsa, gjatë muajit mars 2023 është braktisur 1 fëmijë.
“Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj”, njofton ASK. /RTKlive