Hajni ia vjedh kamionetën prizrenasit para lokalit të vet dhe zhduket, ai kërkon ndihmë në Polici

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë automjetet, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Një rast i tillë i vjedhjes ka ndodhur edhe sot në Prizren, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar një 56-vjeçar, i cili ka deklaruar se mbrëmë e ka parkuar kamionetën në afërsi të lokalit të vet, por që nuk e ka gjetur aty kur ka shkuar sot.

Hajni po dyshohet se e ka arritur ta hap derën e automjetit me forcë dhe më pas është larguar me të në një drejtim të panjohur, ku shihet edhe në pamjet që pronari i ka deponuar si dëshmi.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *