Babai grushtoi dhe rrahu me thupër vajzën, Gjykata e Prizrenit jep detaje

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatjeprej tridhjetë ditë, ndaj të pandehurit Xh.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

“Me datë 7 mars, i pandehuri Xh.Xh., në shtëpinë familjare, si rrjedhojë e problemeve psikike që e kanë afektuar e sulmon të dëmtuarën (vajzën e tij të mitur), duke e goditur disa herë me grushte në fytyrë, në shpinë dhe krah e më pas edhe me anë të një mjeti – thupre e godet në pjesën e shpinës, e si pasojë e këtyre veprime të dëmtuarës – viktimës së ndjeshme i shkakton lëndime trupore”, njofton gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *