Babai nga Suhareka e bën vajzën e tij për spital, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Suharekë, meqenëse i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, derisa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 27.10.2020-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *