Bashkatdhetarët lëshojnë Kosovën pas paralajmërimit për masa të reja

Të gjithë ata që dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare duhet të presin deri në 20 minuta, derisa kolona është e gjatë deri në 60 metra.

Pas lirimit të masave, numër i madh i mërgimtarëve kanë vizituar Kosovën, ku Zvicra në javët e para të tetorit kishte hequr Kosovën nga lista e karantinimit.

Ndërkaq tash kur është lajmëruar kufizimi i të gjitha masave në Evropë, si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë e Holandë, bashkëatdhetarët duket se janë nisur në drejtim të këtyre vendeve evropiane.

Paralajmërim për kufizime ka bërë edhe Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ku pritet të merren disa vendime për luftimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), konkrektisht Qendra për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se sot në mëngjes në njërën nga pikat kufitare ka kolonë për në dalje të Kosovës.

Bëhet fjalë për pikën kufitare në Merdare, ku pritjet janë nga 15 deri 20 minuta për të lëshuar vendin, derisa kolona është e gjatë 60 metra.

Gjendja në pikat e tjera kufitare është e qetë dhe hyrjet e daljet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *