Bëhen llom katër të rinj në Prizren, Policia gjen njërin të shtrirë në tokë, të tjerët në spital

Në orët e mëngjesit të sotëm, Policia ka intervenuar në një rast ku janë rrahur katër persona me grushte e mjete të forta, pas një zënke në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Sinjali mëson se fillimisht, pak para orës 05:00, Policia ka gjetur në këtë rrugë një të ri të shtrirë në tokë dhe një vajzë e cila ka qenë e përfshirë në rast. Ndërsa për dy të dyshuarit e tjerë, patrulla policore është njoftuar nga Emergjenca.

Burime e Sinjalit brenda Spitalit rajonal të Prizrenit kanë njoftuar se dy nga personat e dyshuar janë dërguar në Emergjencë për të marrë trajtim, për shkak të lëndimeve që kanë pësuar. Sipas këtyre burimeve, njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda, për çka mjeku ka rekomanduar që i njëjti t’i nënshtrohet operimit. Ndërkohë që Policia ka sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur gjatë përleshjes.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Prizrenit. Zëdhënësi Vesel Gashi tha se palët e përfshira në rast kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë ndaluar, ndërkohë që do të vazhdojnë me procedurat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *