Bëhen për spital burrë e grua në Prizren
Një person është arrestuar, të martën rreth orës 16:30, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Sipas policisë, të dyve u është ofruar tretman mjekësor, pasi kanë marrë lëndime trupore.
I dyshuari më pas është dërguar në mbajtje.
“Prizren 31.05.2022-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij, ku për pasojë lëndime të lehta kanë pësuar viktima dhe i dyshuari.
Tretmani mjekësor u është ofruar të dyve, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.