Kapen 18 kg marihuanë në Prizren, disa të arrestuar

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Prizren, që ka rezultuar me konfiskimin e dhjetëra kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e disa personave.

Burimet bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë kapur rreth 18 kg marihuanë, si dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar.

Sipas informatave të para, aksioni është zhvilluar në lokacione të caktuara, ku është gjetur dhe konfiskuara droga. Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *