Berat Rukiqi: Gastronomia të mbështetet financiarisht pas kufizimit të orarit të punës nga qeveria
Kryetari i Odës Ekonomike Kosovare, Berat Rukiqi ka thënë se me kufizimet e reja për gastronominë nga ana e qeverisë ato duhet të mbështeten financiarisht.
Sipas Rukiqit kufizimi i orarit të punës do të rezultojë me rënie të qarkullimit, përderisa shpenzimet e gastronomisë do të mbesin fikse, si pagat, qiratë.
“Per masat e reja: Bizneset qe po kufizohen duhet te mbeshteten financisrisht
Kufizimi i orarit te punes ne disa sektore te ekonomise, rezulton me renie te qarkullimit, perderisa shpezimet mbesin fikse (qirate, pagat, etj). Ne shumicen e bizneseve qe do punojne me orar te kufizuar, nje pjese e rendesishme e qaekullimit krijohet ne orarin kur te njejtat duhet te mbyllen per shkak te masave te reja per parandalimin e perhapjes te pandemise”, ka thënë Rukiqi.
Ai ka thënë poashtu se do t’i propozojnë qeverisë që kjo masë financiare ndaj bizneseve të bëhet.
“Veprimi per masa te reja kufizuese do te duhej te percjellej me nje mase financiare ne perkrahje te ketyre bizneseve, se paku 30-40% e totalit te pagave dhe qirave. Do t’i propozojme Qeverise qe kjo te behet, qe keto biznese te mbijetojne, ne te kunderten të njejtat duhet te zvogelojne shpenzimet fikse, qe nenkupton te largojne punetore nga puna ose te mbyllen teresisht”, ka thënë ai.