Besnik Baldedaj: Ju premtoj dhe garantoj se të gjitha hallet, shqetësimet dhe këkesat tuaja do të adresohen në kohë
Të nderuar miq, kolegë, ish-nxënës, bashkëvendës, qytetarë të Prizrenit !
Sot zyrtarisht e shpall kandidaturën time për kuvendar në Kuvendin e Prizrenit, në listën e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Çdo votë e juaja për AAK-në dhe numrin tim 7️⃣ është nder, falenderim, përgjegjësi dhe llogaridhënie e imja ndaj secilit prej jush.
Ju premtoj dhe garantoj se të gjitha hallet, shqetësimet dhe këkesat tuaja do të adresohen në kohë, vend të caktuar dhe do të zgjidhen konform kompetencave të mia dhe mundësive ligjore.
Zgjedhjet Lokale janë të lidhura ngusht me jetën e përditshme të çdo qytetari. Andaj, me 17 Tetor kërkoj votën tuaj që të jem perfaqësues dinjitoz i juaji në Asamblenë Komunale.
Njeriu i duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, suksesi është i garantuar.
Me nderime, i juaji: Besnik Baldedaj.