Çka ka dashtë të thotë “talenti” me këtë postim

Se postimet e kryetarit të Prizrenit jane te ngajshme me ato te Kuvendit Komunal, ska asnjë dilemë sepse zyra për informim e kryetarit ndonëse ka plotë të punësuar nuk e kanë “kohën” e duhur që të ndryshojnë ndonjë gjë më shumë.

Po pajtohemi se Kuvendi Komunal është kryetari, ose kryetari është Kuvendi Komunal. Kjo vlen kur bëhën punë të mira, sepse kur bëhen punë të këqija përgjegjësia bie mbi atë që e bënë…

Se postimet janë të zbrazëta, pa të dhëna mbi projektet, bile edhe pa e shpjeguar fare projektin është shembull ky postim dhe shumë si ky…

Në faqen e Komunës shkruan:

“Kryetari Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka filluar implementimi i projektit të madh infrastrukturor i cili sëshpejti do të jetë funksional në lagjen Ortakoll.

Ndërsa në faqen e Shaqir Totajt shkruan:

Ju dëshiroj ditë të mbarë, duke ju njoftuar se ka filluar implementimi i projektit të madh infrastrukturor, i cili së shpejti do të jetë funksional në lagjen Ortakoll.

Një projekt ka me u realizu në lagjen Ortakoll.Çfarë projekti???

Hajde po themi që kryetari ka të drejtë në faqen e tij të bëjë e të shkruaj “ç’ të dojë” por na faqen e Komunës…

Zyra për informim e kryetarit nuk e ka idenë se çka duhet të bëjë…

Kryesorja rrogën me e marrë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *