Bie çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar

Çmimet e naftës ranë nën nivelin 105 dollarë për fuqi në tregjet ndërkombëtare sot, pasi frika mbizotëroi sërish mes tregtarëve se ngadalësimi ekonomik do të godasë kërkesën për naftë, duke lënë në plan të dytë furnizimet e ngushta.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie për dorëzim ishte me 1.62 dollarë më i ulët se në momentin e mbylljes së djeshme dhe arriti në 104.65 dollarë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u mbylli me plus 5.11 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi tregtohet sot me një çmim më të ulët prej 1.87 dollarë, nga 100.73 dollarë.

Në një raport të veçantë, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) njoftoi sot se një fuçi e naftës kushtonte 108,76 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *