Bora rikthen turistët në Prevallë

Reshjet e ditëve të fundit të borës ringjallën atmosferën turistike në Prevallë të Prizrenit.

Qytetarë të shumtë nga komuna të ndryshme të Kosovës erdhën këtu me fëmijë të vegjël për të kaluar fundjavën.

“Po kalojmë super, paska mjaft borë këtu”, deklaroi një qytetarë.

“Nuk ka pas fare borë në qytet. Jemi gëzuar shumë. Sidomos vogëlushët janë gëzuar”, shprehet një tjetër qytetar.

Derisa një qytetarë tjetër shprehet se bora u ka munguar shumë.

Bora solli edhe vizitorë të shumtë nga Shqipëria por edhe Maqedonia e Veriut.

Ata thonë për RTK-në se po kënaqen në këtë natyrë të bukur.

“Kemi ardhur nga Shkupi. Po kalojmë shumë mirë këtu. Është shkëlqyeshëm. Vijmë çdo vit. Pa borë këtu nuk ka bukuri”, shprehet një vizitorë nga Maqedonia e Veriut.

“Më pëlqen natyre, vendi dhe gjithçka. Sidomos bora që ende nuk e kemi në Shkodër”, shprehet një turiste nga Shqipëria.

Derisa një tjetër shkodrane poashtu thotë se bora ka qenë arsyeja pse ajo ka ardhur në Kosovë, pasi një gjë të tillë e kanë rrallë në qytetin verior të Shqipërisë.

Derisa tjerë turistë nga Shqipëria shprehen se pos borës, ka edhe mjaft aktivitete tjera të këndshme që mund të zhvillojnë në Prevallë.

Pavarësisht reshjeve të borës në ditën e parë të këtij vikendi, rrugët ishin të pastruara dhe nuk kishte vështirësi për t`u ngjitur deri lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *