BQK-ja: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.9 për qind gjatë vitit 2024
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar projeksionin e tyre në lidhje me rritjen ekonomike të vendit.
Sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.9 për qind gjatë vitit 2024.
“Sipas projeksioneve të BQKsë, ekonomia pritet të rritet me 3.9 përqind gjatë vitit 2024. Kjo rritje pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Ndërkohë, importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë një ndikim negativ në rritjen e BPV-së”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimi Tremujor i Ekonomisë.